SPAK ndalon Erzen Breçanin dhe 11 të tjerë

spot_img
Advertisements

11 persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në një operacion të madh policor me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Mes të arrestuarve është edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ndërsa urdhër arrest është lëshuar edhe për djalin e tij, Jehon Breçani.

Redaksia mëson se arrestimet e SPAK janë urdhëruar pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC”.
Breçani akuzohet për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.

Redaksia mëson se është lëshuar urdhër-arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje

spot_img

Latest articles

Related articles