Rama: Bonus qiraje për banorët, derisa pallati të riparohet 100% nga Armand Lilo

spot_img
Advertisements

Banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në zonën pranë Farmacisë nr. 10 tek kompleksi Arlis sh.p.k në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në banesat e riparuara plotësisht.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi.”, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune.

Në fakt një ditë më parë, edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, tha se bonusi do të jepet për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, pasi kushtet aktuale të akomodimit nuk janë të përshtatshme për qëndrim afatgjatë.

spot_img

Latest articles

Related articles