Masa e SPAK për Beqajn, media amerikane: Korrupsioni, “thembra e Akilit” e qeverisë Rama

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar me urdhër të SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Rrjeti amerikan ABC News dhe Associated Press shkruajnë se ish-ministri i shëndetësisë i Shqipërisë, i cili po hetohet për korrupsion të dyshuar, duhet të raportojë në polici dhe i është ndaluar largimi nga vendi.

Abc News shkruan në artikullin e saj se Prokurorët e Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendit thanë se Ilir Beqaj duhet të paraqitet në prokurori çdo të premte dhe nuk mund të përdorë pasaportën ose kartën e identitetit për t’u larguar nga vendi.

Agjencia speciale e prokurorisë u krijua në vitin 2019 për të trajtuar korrupsionin dhe rastet e tjera të krimit që përfshijnë zyrtarë të lartë.

Beqaj, 55 vjeç, dha dorëheqjen e tij si kreu i një agjencie qeveritare që koordinon ndihmën ndërkombëtare. Ai ka qenë ministër i Shëndetësisë nga viti 2013-2017 si pjesë e Partisë Socialiste qeverisëse të kryeministrit Edi Rama.

Beqaj akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderin e një projekti qeveritar për sterilizimin e artikujve mjekësorë. Ai i ka mohuar akuzat por ka thënë se do të respektojë urdhrin e prokurorëve. Ai dha dorëheqjen edhe nga posti qeveritar.

‘Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Institucionet e reja gjyqësore kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion. Një ish-ministër kreu dënimin me burg’, thekson media amerikane.

Të tjerë ish-ministra dhe kryebashkiakë gjithashtu janë arrestuar ose janë nën hetim me akuza për korrupsion thekson artikulli.

Latest articles

Related articles