I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin, e morën peng – Arrestohet

spot_img
Advertisements

I vodhën me dhunë varësen e floririt dhe celularin një shtetasi, si dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur me forcë në automjet, për disa orë, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve Policisë, identifikohen 3 autorët e dyshuar.

Policia e Tiranës bën me dije se ka identifikuar tre autorët, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim. Më konkretisht, është vënë në pranga shtetasit Arnold Arapaj, 30 vjeç dhe Agim Drishti, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se tre shtetas i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, si dhe e kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 18-vjeçar, duke i hequr lirinë për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, me qëllim vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: A. A., 30 vjeç, A. D., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi R. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në rrugën “Loni Ligori”, në Unazë të Re, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari, si dhe e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë.

spot_img

Latest articles

Related articles