Çakalli: Anulimi i fondeve të IPARD-it s’e prek fermerin, paratë shkonin për biznesmenët!

spot_img
Advertisements

Fermeri aktivist Alban Çakalli duke folur në “MCN Economy” tha se anulimi i fondeve të IPARD-it për korrupsion nuk do ta prekë fermerin shqiptar, sepse ato fonde kanë shkuar më herët për biznesmenët. Çakalli tha se grumbulluesit shpesh dakordësohen duke vendosur çmime që janë në dëm të fermerit dhe e demoralizojnë këtë të fundit të merret me bujqësi. Duke folur për subvencionet Çakalli tha se dallimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i madh.

Duke parë që IPARD-I është hetuar për korrupsion, do të thotë që ato fonde s’kanë shkuar te fermerët, por te biznesmenët. Nuk besoj se e prek fermerin anulimi i fondeve. Nëse do kishin shkuar realisht te fermeri do ta prekte. Gjermania e ka shumë të vështirë të funksionojë në kooperativa, por Shqipëria ka diversivitet kulturash, kemi mundësi të kultivojmë agrume, grurë, gështenjë, arrë. Ne duhet të mbyllim ardhjet nga importi. Kjo është shumë e lehtë për Ministrinë e Bujqësisë që ta orientojë drejt vetmjaftueshmërisë. Ngaqë fermerët janë të painformuar, shpesh grumbulluesit dakordësohen dhe vendosin një çmim, kjo është jashtëzakonisht shkatërruese për fermerin shqiptar, dhe do duhej të kishte ndërhyrje nga Ministria e Bujqësisë. Shpesh ata e pezullojnë grumbullimin e domates, dhe detyrohen fermerët të ulin çmimin. Kjo është abuzive dhe e demoralizon fermerin, duke bërë që pjesa më e madhe ta lënë bujqësinë.

Fatkeqësia jonë është që s’jemi të organizuar në një shoqatë të madhe. Reagimet që kemi pasur në media ka dhënë efektin e duhur, ku çmimet brenda 2-3 ditësh kanë shkuar atje ku duhet të ishin. Nëse fondet e IPARD-it do kishin shkuar te fermerët çmimi do ishte shumë i lirë, sepse do kishte konkurrencë. Dallimi i Shqipërisë me Kosovën është shumë i madh, sepse subvencionimi është më i lartë se në Shqipëri. Kosova ka 28 mijë fermerë, ne kemi mbi 300 mijë fermerë. Në Kosovë 374 euro subvencionohet gruri për hektarë, mbi 600 euro subvencion për vreshtat për hektarë, Kosova subvencionon dhe misrin dhe jonxhën. Në Shqipëri nuk subvencionohet as misri, as jonxha, as soja. Është jashtëzakonisht shumë problem mungesa e krahut të punës. Të parët që janë ankuar që s’kanë punëtorë janë fermerët e mëdhenj. Fermerët e vegjël s’i kanë pasur këto problematika. Skema e subvencionimit të Ministrisë së Bujqësisë nuk po funksionon realisht siç tha ministrja Denaj, se jemi drejt formimit të fermave të mëdha”

spot_img

Latest articles

Related articles