Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar disa takime në Bruksel, mes tyre dhe me Komisionerin Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Ai i ka prezantuar këtij të fundit nismën e PD-së për vetingun në politikë si dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore, ndërsa kanë folur dhe për situatën në Kosovë.
Deklarata e plotë:
- Advertisement –
Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitetin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Xi.
Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmendjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.
Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të veçantë për shkak të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.
Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar
