Policia e Shtetit ka gjobitur me 40 mijë Lekë Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj. Shkak sipas policisë, është fakti se në makinën tip Benz ngjyrë e bardhë të sajën “përdorte fenelinat e policisë në mënyrë të paligjshme”.
Mediat pranë qeverisë janë angazhuar në shpërndarjen e lajmit dhe ekspozimin e ministres Ibrahimaj, e cila nga Ministria e Financave kaloi në një ministri pa portofol. Ajo është goditur edhe më parë nga media pranë qeverisë për faktin se kishte hedhur në gjyq shtetin për pronat e saj.
Megjithëse banditët qarkullojnë lart e poshtë me fenelina policie u gjet ministrja Ibrahimaj, e përkëdhelura e Elisa Spiropalit, për tu bërë kurban nga partia e saj.