Rama, propagandë me pagat. Ndërkohë që mësuesit s’kanë marrë ende shtesat e prillit 2023

spot_img
Advertisements

Kryeministri me mësuese të Republikës së Shqipërisë
Mbi 30 mijë mësues do të përfitojnë rritje rroge me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm sipas Kryeministrit të vendit Edi Rama.

Me të gdhirë, Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale se “me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues”.

Por, të njëjtën gjë deklaroi edhe në prill të 2023 para zgjedhjeve lokale, kur në çdo dalje publike fliste për rritje rrogash për mësuesit, policët, mjekët, etj…

Ndërkohë që për deputetët dhe administratën, shtesa e pagës u aplikua që në muajin maj të 2023-it, policëve iu desh të prisnin muajin gusht, ndërsa mësuesit janë ende në pritje…

Kur ministria e Financave u pyet nga Top News në muajin qershor se përse mësuesit nuk kishin marrë ende shtesat, përgjigja që mori ishte: “Nuk është për mungesë fondesh, por për çështje burokratike dhe rakordimi i shtesave sipas vjetërsisë në punë nga zyrat vendore arsimore”.

Nëse do e merrnim të mirëqene këtë, atëherë mund të themi se zyrat vendore, ministria dhe gjithë zinxhiri shtetëror ka “mbetur në klasë”, është i paaftë të bëjë përllogaritjet e pagave të mësesuve që po presin prej 7 muajsh.

spot_img

Latest articles

Related articles