Ekzekutohet në sy të bashkëshortes shqiptari në Ekuador (emri)

spot_img
Advertisements

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona.

Një shqiptar raportohet se është ekzekutuar ditën e sotme në Ekuador.

Ngjarja ka ndodhur në Guajakil, teksa viktima ëhstë idnetfikuar si Arjanit Rizaj. 53-vjeçari është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar. Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë, ndërsa shtoi se Rizaj nuk punonte pasi nuk ishte i legalizuar në vend dhe merrte para nga Shqipëria dhe nga një vëlla me banim në Kanada.

Qytetarët që kanë vëzhguar ngjarjen tragjike janë larguar të tmerruar, të tjerët i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë dërguar në një tjetër qendër shëndetësore kur ndërroi jetë pas disa minutash.

Vrasja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Dritan Rexhepi u arrestua në Turqi, një nga shqiptarët që njihej si “bosi i mafias shqiptare”, që vepron në Ekuador.

spot_img

Latest articles

Related articles