Pr.buxheti 2024, Bakiu: S’është për shqiptarët, por një thes ku kjo qeveri fut duart

Deputetja e PD-së, Merita Bakiu, ka deklaruar se projekt buxheti 2024 s’është për shqiptarët, por një thes ku “kjo qeveri e korruptuar fut duart dhe vjedh”.

Ajo u shpreh se abuzimi dhe vjedhja duket më së miri në procesin e rindërtimit, ku sipas saj, vetëm në dy vitet e fundit janë dhënë 24 miliardë lekë, por shumë banorë ende janë të pa strehë dhe shumë të tjerë nuk marrin bonusin e qerasë.

“Vetëm për vitin 2023 nga 5 miliard lekë, së fundmi me aktin normativ iu shtuan edhe 12 miliardë lekë të tjera. Ndërkohë në projektbuxhet për 2024 akordohen edhe 7 miliardë lekë të tjera. Nuk po përmendim këtu parat e marr hua apo në formë grandi nga ndërkombëtarët”, thekson deputetja.

Latest articles

Related articles