Fondet e BE-së i vodhën, zhvlerësimi i Euros po i çon drejt falimentit, Basha thirrje drejtësisë: Ndëshkoni abuzuesit, shpëtoni prodhuesit!

spot_img
Advertisements

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon takimet me qytetarë, fermerë, punëtorë, sipërmarrës dhe përfaqësues të biznesit, me qëllim për të njohur më nga afër shqetësimet e tyre.

Si të mos mjaftojë fakti se jo vetëm fondet publike por edhe fondet e BE-së shkuan në destinacione “të panjohura” dhe për këtë arsye u bllokuan, edhe nga zhvlerësimi i Euros më të goditurit ishin eksportuesit, kryesisht ata të bimëve medicinale, të cilët qeveria duket se i la në mëshirë të fatit. Basha shkoi sot dhe takoi pronarin e kompanisë së njohur “Filipi” për t’u njohur nga afër me problematikën.

“Fatkeqësia tek ne është se u abuzua jo vetëm me fondet publike shqiptare, por edhe me ato të BE. Ndëshkimi është detyra e drejtësisë, që ne e mbështesim dhe inkurajojmë të vijojë me dënimin e kujtdo që ka abuzuar me fondet publike, ndërsa puna jonë është të ndërtojmë rrugën për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo situatë” theksoi ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

spot_img

Latest articles

Related articles