Sali Berisha tallet keq: Deputetët tanë sot u bënë Tarzanë!

spot_img
Advertisements


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar momentin kur disa ligjvënës të opozitës hynë në godinën e kryesisë së Kuvendit përmes dritares.

Berisha u shpreh se një grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin duke u ngjitur nëpër mure për të hyrë në zyrat e tyre.

Ish-kryeministri theksoi se situata kritike në vend tregon “lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale”.

Ai theksoi se kreu i qeverisë “në përpëlitjet e tij po përpiqet të mbahet zvarrë në pushtetin e tij të krimit”.

Berisha: Sot për herë të parë në historinë e parlamentit, një grup deputetësh të PD u detyruan të bëjnë Tarzanin, për të hyrë në zyrën e tyre në Parlament, të ngjiten mbi mure, është skenë unike në mediat e huaja, po qarkullon në të katërt anët e botës. Dëshmi e narkoshtetit dhe regjimit të Ramës të bazuar në krim e drogë.”

spot_img

Latest articles

Related articles