Opozita që spo legjitimohet! – ANALIZA Indrit Vokshi

U ula po lexoja një vepër të Giorgio Galli dhe isha tek faqet për format e legjitimimit të pushtetit. Më nis një mik foto të deputetëve të opozitës të cilët kalojnë kangjellat e parlamentit apo zhurmojnë pas kangjellave, disa ishin futur edhe nga dritarja – tashmë në atë godinë gjithçka është diktatoriale vetëm dritaret janë dritare të demokracisë.

I qëlloi bash tek kapitulli i duhur për ta: Format e legjitimimit të pushtetit. Mendova: A mendojnë këta se e legjitimojnë veten në ketë mënyrë?

Opozita parimisht ka të drejtë. Specifikisht përballë qeverisë Rama, ka edhe më shumë të drejtë. Mirëpo a është kjo rruga nëpërmjet të cilës opozita fiton edhe më shumë legjitimitet? Jo.

E vetmja mënyrë për të fituar legjitimitet është të bëhen të pëlqyeshëm për njerëzit. Këtu del një pengesë: Nuk munden të bëhen të pëlqyeshëm për njerëzit duke hyrë në luftë me prokurorinë sepse njerëzit, populli, nuk janë në luftë me prokurorinë.

Më të pëlqyeshëm e më të legjitimuar do të ishin me mbledhjen e një kuvendi paralel ku flasin 50 të rinj 20 vjeçarë sesa kështu si veprojnë.

Fatkeqësisht opozita shqiptare nuk po mundet së pari ta legjitimojë veten e saj. Njëri segment mendon se legjitimohesh me muskuj e kërcënim, tjetri mendon se legjitimohesh me mosprezencë e me skuthllik, si dhelpra e cila priste që dashit t’i shkëputeshin ato dhe t’i hante ajo.

Legjitimimi i vetes nga ana e opozitës shqiptare do të shkonte në proporcion me delegjitimimin e qeverisjes. Por këta kanë halle private, jo publike. Janë zhytur secili segment në halle private, konceptojnë forumin politik si kompani private të tyre e të familjarëve të tyre. E kështu vështirë se mundesh të legjitimohesh para popullit.

Këta e kanë lënë popullin shqiptar pa opsion politik, derisa me shumë vështirësi të ndërtohen opsione të reja.

Fatkeqësisht për ketë republike.

Latest articles

Related articles