Një ministër izraelit, i cili tha se hedhja e një bombe bërthamore në Gaza ishte “një nga mundësitë” në luftën kundër Hamasit, është shkarkuar nga kryeminstri Benjamin Netanyahu.
Në një reagim për deklaratat e Amihi Eliyahu, Netanyahu mohoi mundësinë e përdorimit të bombave bërthamore ndërsa tha se deklarata e ministrit “nuk bazohej në realitet”.
Ministri i ri Amihai Eliyahu, i partisë së krahut të djathtë Otzma Yehudit, e bëri këtë pretendim në një intervistë me radion Kol Beramah.
Vetë Eliyahu u tërhoq më vonë duke thënë se “kushdo i arsyeshëm do të kuptonte se komenti ishte metaforik”.
“Por ne patjetër duhet t’i përgjigjemi fuqishëm dhe në mënyrë disproporcionale terrorizmit”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, kolegu i tij, Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes, tha: “Është një gjë e mirë që njerëz si ky nuk janë përgjegjës për sigurinë e Izraelit”.



