“Qaj për gruan”, këngëtari Altin Shira: Shokët më thonë ‘po çfarë burri je’

spot_img
Advertisements

Këngëtari Altin Shira mbushet në lot teksa flet për bashkëshorten dhe fëmijët.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, surpriza e bashkëshortes e kapi në befasi artistin, saqë ka nisur të tregoi se si u njohën dhe për familjen që formuan.

Pjesë nga biseda:

Erjona: Po kur me zërin tënd dhe këngët e tua nuk ra në dashuri, si ja fitove zemrën atëhere? Apo ishte djal serioz?

Altin Shira: Jo. Si çdo familje shqiptare që ka ato traditat, rregullat e veta. Unë vërtet e shikoja dhe më pëlqente Eda, por punët i bëra me familjen.

Erjona: Pra i bëre gjërat serioze me familjen? Kërkove dorën?

Altin Shira: Po, fola me prindrit dhe u thash që më pëlqen kjo vajza, e kemi komshie këtu afër. Më thanë ‘ouu, sa shpejt e gjete’. Jam në rregull sepse as nuk qava, as…

Erjona: Po pse po të qash, çfarë? Ku ka më bukur sesa një burr që qan për gruan?

Altin Shira: Në një intervistë që kam dhënë diku tjetër, më ngacmojnë disa shokët e mi. Aty doli Eda për të më përshëndetur dhe të them të drejtën u preka. Mu mbushën sytë me lot.

Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?” Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.

Erjona: Ndihesh me fat besoj që e ke për krah?

Altin Shira: Shumë me fat, kam një familje të mrekullueshme.

spot_img

Latest articles

Related articles