Që disa ditë, në mediet në Kosovë dhe Serbi është diskutuar një thashetheme rreth atësisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku vihej në diskutim se Fahri Musliu, gazetari veteran kosovar, mund të jetë babai i Vuçiqit.
Madje, për këtë temë kishte reaguar vet Vuçiqi, duke prezantuar babain e tij në një video të publikuar në Instagram. Përveç Vuçiqit, sot për këtë temë shkroi edhe këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, duke ironizuar një temë absolutish të ndieshme.
Pas krejt këtyre reagimeve, ka shkruar edhe Fahri Musliu, i cili i ka quajtur këto thashetheme si të “mjera”.
“Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje – dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën, edukatë, kulturë e as identitet personal.
Ata janë të mjer dhe për keqardhje”, ka shkruar Musliu




