Gjoba të kripura në Greqi për dy korporata ndërkombëtare

spot_img
Advertisements

Ministria greke e Zhvillimit vendosi gjoba në total prej 2 milionë eurosh për degët greke të kompanive shumëkombëshe “Unilever” dhe “Procter & Gamble” për fitime të paligjshme. Të dy kompanitë u gjobitënsecila nga 1 milion euro për shkelje të Ligjit për Mbështetjen e të Ardhurave të Punësimit, Rinisë, Familjes dhe Punës, i cili hyri në fuqi në korrik të këtij viti. Ai ndalon furnitorët deri në fund të vitit 2023 të shesin një sërë mallrash thelbësore me një normë fitimi që tejkalon normën që kishin te data 31 dhjetor 2021. Duke komentuar vendimin, ministri grek i zhvillimit Kostas Skrekas deklaroi: “Ne kemi thënë qartë në çdo mënyrë dhe në çdo drejtim, që askush nuk është mbi ligjin. Ballafaqimi me inflacionin, dhe veçanërisht me inflacionin e lakmisë, është para së gjithash një çështje e përgjegjësisë sociale”.

spot_img

Latest articles

Related articles