Shëndeti mendor te fëmijët, si ndikon prindërimi dhe rastet kur duhet të kërkohet ndihmë

spot_img
Advertisements

Mbi kujdesia e prindit ndaj fëmijës është një nga arsyet pse ai preket nga probleme të shëndetit mendor dhe shfaq shenja paralajmëruese si rrezik për të kaluar në një çrregullim mendor, nëse nuk trajtohet apo kërkon ndihmë. Të paktën në këtë konkluzion ka arritur psikologja Anjeza Avduli pas rasteve të trajtuara prej saj. Ky lloj prindërimi  nuk i lejon fëmijët të zhvillojnë vetëbesimin, aftësinë për të marrë vendime dhe i bën ata të ndihen më të ndjeshëm ndaj situatave stresuese me të cilat mund të përballen në shkollë e shoqëri.

Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, për të qenë të përgjegjshëm dhe për ta kryer rolin me përgjegjshmëri. Është e rëndësishme që fëmijëve tu vlerësohet mendimi të kenë lirinë e tyre por në të njëjtën kohë kanë nevojë për prindër që u vendosin rregulla sepse një adoleshent nuk është në gjendje te menaxhoje lirinë e vet. Prindërit nuk duhet të jenë tepër mbrojtës për shkak të frikërave të tyre, duke qenë të tillë rrezikojnë që fëmijët të bëhen të pa zot”, tha spikologia.

Avduli ndan disa nga shenjat që tregojnë për një gjendje psiko emocionale të destabilizuar dhe që prindi duhet të vendoset në alarm.

Nga eksperienca e saj afro 15 vjeçare si psikologe, Avduli shprehet se vit pas viti është rritur numri i prindërve që kërkojnë ndihmë për problemet që shqetësojnë fëmijët, por paragjykimet vazhdojnë të jenë prezentë në shoqërinë tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles