Sulmi i qenit “Pit-Bull” i ndodhur në 2 nëntor 2023 në qytetin e Durrësit, i ka sjellë dëme të pariparueshme ndaj shëndetit të moshuarit Halil Basha.
84-vjeçari ka humbur njërin nga veshët dhe protezat e dhëmbëve. Veshi dhe dhëmbët i janë shkulur pikërisht nga qeni i Armand Lalës, ky i fundit tashmë i proceduar për akuzën e “Braktisja e kafsheve të shoqëruara”.
Ngjarja është paralajmëruar nga nipi i dëmtuarit Halil Basha, Bashkim Basha, i cili para se ti ndodhte sulmi i qenit ndaj xhaxhait të tij, kishte takuar Armand Lalën, duke i thënë dhe këshilluar që të bënte kujdes me tre qenët se do të kafshojnë banorët e zonës.Por pronari i tre qenëve, i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njëri me përjashtim në pjesën e brendëshme të oborrit. Sipas Bashkim Bashës, ka qënë Xhevahire Lami që e ka njoftuar se qeni i kishte sulmuar xhaxhain.