1100 punonjës të OSSH-së janë në terren pas situatës së motit të keq. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shprehet se aktualisht jashtë funksionit janë 16 fidera.
Për këtë arsye ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për afro 15 mijë abonentë.
Po ashtu, zv/kryeministrja, shprehet se në Kaskadë ka pasur prurje të konsiderueshme, por ato janë të menaxhueshme.
Sa i përket akseve rrugore ka pasur rënie gurësh e materialesh në disa zona dhe segmente të ndryshme, por qarkullimi vijon normalisht.
Ajo theksoi se strukturat shtetërore janë në terren dhe punohet në pikat ku janë evidentuar problematika.