ITALI-Mattia Medihoxha,5-vjeçari me origjinë shqiptare nga Provinca e Patros në Itali është bërë i njohur për mbarë opinion publik italian, pas vlerësimit që mori nga autoritet lokale. Ai huazoi nga biblioteka e qytetit 125 libra në një vit, të cilët i lexoi duke thyer një rekord për moshën e tij, thuhet në La Republica.
Kjo do të thotë se, mesatarisht, ai udhëtonte nga shtëpia në bibliotekë afërsisht një herë në tre ditë. Vogëlushi Medihoxha i lexoi të gjithë librat dhe mori edhe një çmim të dhënë nga provinca, atë të lexuesit të vitit



