Drejtori i Faktor.al Lavdrim Lita ishte i ftuar sot në Faxneës, për të komentuar zhvillimet më të fundit në seancën e sotme plenare pas tensioneve të krijuara mes mazhorancës dhe opozitës.
Lita u shpreh se sot të dyja palët kanë shkelur rregulloren. Sakaq Lita u shpreh se mbështetësit e Berishës, janë të fokusuar për ta mbrojtur atë.
Lita: Ka pasur rreth 35 shkelje nga të dyja palët, që si mazhoranca dhe opozita i kanë shkelur, sidomos Berishistët që kanë përftituar për ta kthyer në kaos por edhe mazhoranca duke miratuar ligje pa diskutime, pa procedura.
Është jo e këndshme të shikosh Kuvendin në këtë gjendje, se ne presim nga ligjvënësit dicka tjeter, sjellje normale dhe etike. Mbështetësit e Berishës janë të fokuasur në misionin e tyre për të mbrojtur Berishën dhe familjen e tij nga SPAK. Gjynah që politikanj të rin, i bëjnë prapa rrëmujës dhe kryetarit të rrëmujës për 30 vite