Është arrestuar në Fushë-Krujë Elmir Tufa, një nga 4 të akuzuarit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit dy vite më parë.
Kastrati u ekzekutua në qytetin e Fierit më 1 shkurt 2021 në mënyrë mafioze me dy plumba, në një kohë kur vendi në të cilin u vra ishte tepër i populluar.
Dyshimet janë se ky shtetas ka qenë në përgjim nga autorët, të cilët e kanë ndjekur hap pas hapi.



