Përballë gazetarit Eljan Tanini për emisionin “Esencë” në Report TV, shkencëtari i ullirit Hairi Ismaili tregoi eksperiencën e tij në lidhje me bimën më të bukur në botë, atë të ullirit. Ai tha:
Hairi Ismaili: Populli shqiptar e ka respektuar gjithmonë bimën e ullirit, ka qenë dhe është bimë prioritare. Nga Ahmet Zogu, Shqipëria trashëgoi 1.8 milionë rrënjë ulliri. Qeveria moniste i dha prioritet ullirit duke konkuruar çdo alternativë tjetër dhe duke u regjistruar me të gjitha veprimet në të. Ulliri është shkëmbyer edhe me floririn. Une e mas jetën e ullirit me një mënyrë morfometrike ku për nga vjetërsia matet prej karbonit. Shqipëria e nisi mbjelljen e ullirit nga 380 mijë tokë arë, duke krijuar programe kombëtare për shtimin e tokave, ku në to hynin edhe tarracat. Kështu nisën programet 5 dhe 10 vjeçare. Brezaret ishin efikase, kështu u mboll Lukova me ullinj dhe agrume. Vlorë, Sarandë, Jonufër, Borsh, Ksamil u mbushën me ullinj dhe agrume. Industria ishte e destinuar për ullirin e tryezës dhe atë të eksportit.
Eljan Tanini: -Si ka mundësi që prodhonim kaq shumë vaj ulliri dhe për vete hanim vaj kikiriku dhe luledielli?
Hairi Ismaili: –Sepse përdorej vaj i ullirit për shumë klering. Ulliri është bimë mirësie.



