Buxheti 2024: Më pak fonde për bujqësinë, për strehimin, për familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët

nga Anxhelo Haruni

Buxheti 2024 në thelb:
Shteti do të shpenzojë 290 milionë euro më shumë, nga ku për rritjen e pagave të administratës do duhen 217 milionë euro.
Pjesa e mbetur nuk shkon për ne që do të paguajmë 100 milionë euro më shumë për ushqime, 87 milionë euro më shumë tatim progresiv, 125 milionë euro më shumë sigurime shoqërore e shëndetësore. Jo, sepse investimet publike për shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, ujësjellës, do të shkurtohen me 78 milionë euro.
Pjesa tjetër do të shkojë për të paguar interesat në rritje të borxhit.
Më pak fonde për bujqësinë, më pak fonde për strehimin, më pak fonde për familjet me ndihmë ekonomike dhe të papunët.
Aspekti i vetëm pozitiv, që pensionistët do të marrin 172 milionë euro më shumë (as 20 euro në muaj).

Latest articles

Related articles