Mbledhja në Komisionin e Ligjeve
Debati i zhvilluar dje në sallën e Kuvendit është zhvendosur sot në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Që në nisje të mbledhjes deputetët e opozitës kanë pasur përplasje me drejtuesen e Komisionit Klotilda Bushka.
Saimir Korreshi: Unë shoh që ju keni kaluar të komisioni antiligjor, Na keni hequr 10 ditë pune, dhe as nuk na keni thërritur, unë njoftohem 12 minuta përpara nga një që shet byrekë, dhe nuk më vjen as materiali… a jemi një m*t komisioni i ligjesh a çfarë jemi.
Bushka: Zoti Korreshi ju tërheq vëmendjen për etikën, mu drejto me ju dhe jo me ti. Ta ndëpres fjalën, për shkeljet e mia drejtohuni organeve përkatëse.



