Ka ardhur koha të vlerësohen kontributet

Eran Likuçi

Studentët janë përgjysmuar, sepse kanë ikur, çiftet spo lindin, ka humb shpresa, por mbi të gjitha që të kesh një punë s’mjafton vetëm dija.

Ka vajza që punojnë fort me dinjitet, edhe meritojnë ti jepet mundësia për një pozicion, por teksa përpiqen vjen vajza e “babit”, “mamit”, “mikut” etj., që pa i thënë njeri punë e mbarë zënë pozicionet më të mira. Të tilla raste ndodhin rëndom në vendin tonë, edhe demoralizojmë ata që punojnë, mësojnë, kanë ambicie etj.,

Ikin studentët, po ikin se thartojnë trutë për të marrë dije, për të dhënë kontribut në shtetin e tyre, vjen djali i atij që njihet si “dikushi” në shtet, edhe futet në vendin që mund ta meritojnë ata që kanë derdhur pa fund djers e dije.

Që studentët mos të ikin dhe nëpunësit e rinj të japin energjinë e tyre duhen vlerësuar kontributet.

Sot 25 vjeçarët, nuk duhet të humbin shpresën, por duhet të guxojnë, ndryshe do presin radhën e cila mund të mos vijë, ose të vijë shumë vonë.

Guximi për ti thënë atyre që vendosin që ne meritojmë mundësi sepse kemi kontribute, duke mësuar, duke bërë praktika, duke e nisur nga pozicioni më i ulët.

Nëse nuk vlerësoheni, ka dy rrugë o ikni jashtë Shqipërisë, ose gjeni mundësi të reja. Po të iku radha, mos prit më, mos u turbullo nga ekujlibrat, pasi i humburi je Ti.

Latest articles

Related articles