I ka ndodhur të gjithëve, të paktën një herë në jetë, të ndiejnë se bota, hapësira që i rrethon, të njohurit gjithçka është kaq e padrejtë. Kur ndodh shpesh kjo ndjesi ka shumë mundësi të kemi të bëjmë me një fenomen që quhet viktimizim. Viktima është i prekur nga ajo që zakonisht njihet si “Sindroma Kalimero”.
Viktima bëhet një tiran i vërtetë ndaj personit që është afër tij dhe e manipulon. Por si mund ta kuptojmë nëse personi pranë nesh vuan nga viktimizimi?
Shikoni sjelljen e Sali Berishës.
E shpalli Non Grata SHBA dhe ai u përgjigj se njëherë ia kishte bërë Delina Fico, Edi Rama, Lulzim Basha dhe në fund Xhorxh Soros.
E shpalli Non Grata Britania e Madhe dhe ai u përgjigj se ia kishte bërë Yuri Kim, ambasadori King-Smith dhe padyshim Xhorxh Soros.
E hetoi SPAK dhe ai thotë se ia bën Edi Rama, Linda Xhillari, Lulzim Basha dhe SHBA. Prokurorët e SPAK janë xhelatë.
Deputeti i CDU në Bundestag i tha se do bënte mirë ti përgjigjej SPAK dhe të hiqte dorë nga imuniteti. E sulmoi si gënjeshtarë, nazist dhe thotë se do ti hapë padi në Berlin, ashtu siç i hapi padi sekretarit Blinken në Paris.
Sali Berisha është viktimë e gënjeshtrave të veta. Njeriu që thoshte se Kushtetuta ishte “pasaportë socialiste” në 1998, më 2023 mbrohet tek neni Imunitetit të Kushtetutës. Ai kthehet njëherë menaxher e herë kontabilist i pronave të dhëndrit që kreu mrekullinë e shumëfishimit të pasurisë si Jezu Krishti me peshqit; nga 130 m2 në 5.4 milionë euro.



