Presidenti turk Rexhep Erdogan dorëzoi në parlament protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Sipas procedurës, vendimi fillimisht do të shqyrtohet në Komisionin e Punëve të Jashtme. Nëse miratohet, do të hidhet për votim në Parlament. Komisioni i Punëve të Jashtme ende nuk ka caktuar mbledhje për këtë rast, por pritet që procedura të përshpejtohet. Suedia iu bashkua NATO-s së bashku me Finlandën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022. Në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik, Turqia ra dakord të heqë veton e saj për pranimin e Suedisë në NATO. Stokholmi premtoi të mos mbështesë organizatat që Ankaraja i konsideron terroriste dhe të punojë për integrimin evropian të Turqisë. Në të njëjtën kohë, SHBA do të heqë veton për dërgimin e avionëve F-16 në Turqi



