“Hierarkia pagane” – nga Indrit Vokshi

Lexoj disa njerëz që shkruajnë: “Kur prokuroria kap dikë që është kryeministër e president, imagjinoni çfarë na bëjnë ne të tjerëve”.

Ne të tjerëve? Pse? A kemi kryer ne ndonjë krim? A kemi ndërmend të kryejmë krim e prandaj jemi të pambrojtur prej goditjes nga prokuroria?

Në një shtet ku burgosen ministra të qeverisë, kryebashkiakë, drejtorë, ku procedohen ish-kryeministra, ish-ministra, politikanë të fuqishëm, kjo është dëshmi se ekziston një institucion jashtë kontrollit të tyre.

Ndërsa kur shoqëria përfytyrohet si tribu pagane, si mardhënie ku lart janë idhujt rreshtuar në panteon dhe, poshtë është turma e cila i mban sytë lart drejt udhujve, turma bie në panik e në frikë nëse i rrëzohen idhujt.

A jemi më të mbrojtur nga diktatura nëse rrisim nivelin e “adhurimit” për disa idhuj? Ky është premtim kriminal dhe me interes midis idhullit dhe turmës: idhulli i thotë turmës më mbro sot se nesër të mbroj unë.

Ne jemi më të mbrojtur vetëm nga garancitë institucionale impersonale. Sado abstrakte duket, vetëm kjo na mbron. Vetëm investimi në institucione, jo investimi në panteone idhujsh.

Krahasimi me 1944-ën pastaj është qesharak. Ka vjedhur prona komunizmi, kanë zaptuar prona post-komunistët që erdhën pas 1990. Ata me ligj e diktaturë të proletariatit, këta me grykën e kallashit.

Vetëm investimi në institucione për të gjithë është shpëtimi.

Latest articles

Related articles