PD, Ing. Duleviç: KESH, 9 milion $ blerje energji elektrike në stinën e shirave të nëntorit

spot_img
Advertisements

Nga Azmer Duleviç

KESH sapo ka blerë dhe 9.000.000 € energji elektrike për muajin Nëntor në momentin që ka filluar stina e reshjeve!

Në muajin Nëntor ,Dhjetor është absurde të blesh energji sepse ka reshje madje hapen dhe portat e hidrocentraleve dhe përmbytet veriu i vendit apo keni harruar!

Kur të ketë përsëri përmbytje pyetjet tuaja do marrin përgjigje te ky status që po shkruaj!

Nga ana tjetër kemi bursën ALPEX që nuk funksionon!

Pyetjet që unë kam janë:

1-Pse nuk është akoma Kosova pjesë aktive e Bursës ?sepse na keni thënë që do që ishte në Shtator!

2-Pse nuk po bëhet më shkëmbimi i energjisë me Kosovën?Mos vallë ka prapavijë politike?

3-Pse nuk ulet çmimi i energjisë pë familjarët dhe pensionistët nga 9.5 lekë në 7.7 Lekë?

spot_img

Latest articles

Related articles