Vihet në pranga nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rrahja, 22-vjeçari Ariel Rraja. I riu, u ndalua pas një kontrolli që iu bë në mjetin e tij në Nikël, aty ku iu zbulua lënda narkotike dhe para, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.
Kjo nuk është hera e parë që pjesëtarë të fisit Rraja hasin probleme me drejtësinë. Ata u përfshinë në skandalin e dhunimit të dy anëtarëve të fisit Maja, për konfliktin mbi gurore. Dhuna barbare që shokoi opinionin publik solli edhe dorëheqjen e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja



