Deputeti Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës ka treguar sot në emisionin “Frontline” se sot është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.
“Në SPAK kam qenë dhe unë, më ka marrë sot një oficer dhe më tha duhet të vish për një deklarim. Shkova deklarova. Më thirrën për një denoncim të bërë për mua, që thoshte se s’kam deklaruar të ardhurat. SPAK kishte marrë denoncimin, hapi dosjen. Më tha sa prona ke, i thashë kam këtë këtë… Jo po të më nxirrnin urdhër paraqitu, se nuk do veja nëse do ishte në atë formë. Ka procedurë ligjore”, tha Baçi ndërsa po fliste për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën në lidhje me aferën e ish-kompleksit Partizani.