Pranimi i Asosacionit nga Albin Kurti nuk është krim apo tradhëti

nga Indrit Vokshi

Asosacioni lidhet me përgjegjshmërinë ndërkombëtare të Kosovës. Atë nuk e shpiku Kurti, as Mustafa, as Thaçi. E parashikoi plani i Ahtisarit i cili e themeloi Kosovën si shtet “multi-etnik”.

Pa dyshim ashtu do të themelohej sepse u themelua në epokën e multikulturalizmit. Nuk u themelua në 1908 që të projektohej si shtet tipik nacionalist. Kjo nuk duhet harruar. Mund ta duam Kosovën shtet vetëm të shqiptarëve por ky ka qenë “pazari” i marrë në 2008.

Rreziku që Asosacioni të përdoret si mekanizëm destabilizimi duke i përdorur serbët si mjet, ekziston, mirëpo është rrezik teorik i cili do të menaxhohet bashkarisht si nga shteti i Kosovës si nga NATO. Edhe pa asosacion nëse Serbia ka takat a leverdi, mundet të investojë destabilizim. Veçse mundësitë do të jenë çdo ditë e më të pakta.

Kosova duhet të nisë ta shohë veten si një shtet i Bashkimit Europian, jo si shtet që ekziston veç si rekasion ndaj Serbisë. Në çfarë kuptimi? Duhet të ketë fokusin tek paratë, ekonomia, lidhja ekonomike dhe e sigurisë me strukturat e BE-ShBA. Paraja dhe interesat të lidhin. Politika e sigurisë të lidh.

Duhet të forcohet me para e me struktura sigurie. Retorika e “filozofia” nuk japin fitim. Ato janë mekanizma manipulimi. Prishja e imazhit vetjak e partiak të Kurtit, do kalojë, do normalizohet si çdo politikan në botë që u prit me dajre e pastaj u përcoll. Ky është normaliteti.

Latest articles

Related articles