Paloka bëri thirrje për të rrokur armët, Sali Berisha: Kjo
Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për shtyp edhe për një thirrje të Edi Palokës për të rrokur armët, duke theksuar se kryengritja do të jetë pa kthim.
“Kryengritja është paqësore por çdo mjet i mosbindjes civile do të jetë në fushë dhe do të organizohet çdo herë e më shumë. Kjo është lëvizje e pa kthim. Ne do të fitojmë. Ne e meritojmë të fitojmë se kjo është lëvizja më parimore e demokracisë. Shkatërron Parlamentin në një mënyrë…beteja nuk ndërpritet”, theksoi Berisha.
“Kanë arritur njerëzit deri në ekstreme, ka pasur thirrje deri për marrjen e armëve, ta themi se është realitet, nga militantët janë bërë thirrje publike”, ka deklaruar Paloka një ditë më parë.