Mediat italiane dhe shqiptare kanë dhënë një lajm për një “incident” të kreut të Senatit Ignazio La Russa me deputeten e PD Jorida Tabaku. ‘A është ajo shqiptarja akoma atje?’ pyeti La Russa nëpunësit, por pa e kuptuar që mikrofoni i tij ishte i hapur. Pas marrjes së konfirmimit, La Russa deklaroi më pas: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”.
Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.
La Russa, koloneli i Giorgia Meloni është një personazh shumë interesant ndërvite i së Djathtës Italiane dhe kam pasur fatin ta njoh personalisht. Ai ka shumë simpati ndaj shqiptarëve dhe ish partia e tij AN- FINI është aleate e PD, madje flamunjët e Partisë së La Russa-s janë valvitur edhe në mitingjet e PD.
Nuk ka racizëm dhe as incident. Ka gjueti shtrigash.




