Berisha si Fadil Hasa me policinë: Thuaj babi nuk është këtu!?

spot_img

Policia e ndjek në zyrë dhe në shtëpi për tia dorëzuar, Berisha: Nuk kam njoftime për gjyqin

Policia e ndjek në zyrë dhe në shtëpi për tia
Që nga shtuna e javës së kaluar policia ka tentuar disa herë që ti dorëzojë në zyrë apo shtëpi Sali Berishës njoftimin për seancën e tij gjyqësore, por ai është shmangur ose është fshehur.

Por këtë të enjte i kapur nga gazetarët ai në mënyrë të “çuditshme” deklaroj disa herë se nuk ka asnjë njoftim për seancën ndaj tij edhe pse pas shmangjes së tij, Gjykata e Posaçme, ka zgjedhur rrugën publike të njoftimit të të akuzuarit Sali Berisha për korrupsion pasiv në çështjen “Klubi Partizani”.

“Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! (qesh) Ishte….e patë ju kush ishte., Fytyra e vërtetë e tyre Ai ishte (qesh) S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Tani pa u njoftuar….ai që ishte…ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim.”, tha Berisha.

Zëvendësimi nga ana e GJKKO u bë për shkak të një postimi që Simoni kishte bërë një rrjetet sociale, ku ndonëse nuk përmendte emra, ironizonte situatën në të cilën ishte Berisha, pasi ndaj tij ka nisur një hetim për akuzën e korrupsionit pasiv.

Tre ditë më parë, Simoni kishte publikuar një postim në Facebook, ku shkruante: “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”.

Latest articles

Related articles