Komisioneri përgjegjës për Bujqësinë e Bashkimit Evropian, Janusz Wojciechowski është takuar të mërkurën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Lajmi u bë i ditur nga komisioneri evropian, duke cituar reagimin e tij në median sociale “X”.

Sipas tij, tema kryesore e takimit ishte Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit për mbështetjen e Zhvillimit Rural (IPARD) në Shqipëri dhe negociatat e anëtarësimit në BE me Shqipërinë.
Mbikëqyrësi Evropian (OLAF) zgjodhi të mos komentojë lidhur me hetimin e fondeve IPARD II në Shqipëri, duke qëndruar hermetik në ruajtje dhe mbrojtje të konfidencialitetit të çështjes.
“Ne nuk jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja. OLAF zakonisht nuk jep komente për rastet që mund ose nuk mund të trajtojë. Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të procedimeve të mundshme gjyqësore që pasojnë, si dhe për të garantuar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale”, deklaroi për mediat zyra e shtypit e OLAF-it.
Kujtojmë që Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit heton mashtrimin kundër buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane dhe zhvillon politikë kundër mashtrimit.
Kjo strukturë është pjesë e Komisionit Evropian, por ka pavarësi operacionale.
Në vitin 2022, OLAF mbrojti 600 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së, duke rekomanduar rikuperimin e mbi 426 milionë eurove në buxhetin e BE-së nga mashtrimet dhe parregullsitë, dhe duke mbrojtur 200 milionë euro të tjera.
Nuk janë vetëm oligarkët që kanë përfituar por edhe familjarë të afërm të deputetëve të PS.