Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK fletë-thirrje për kryebashkiakun Rakip Suli

TIRANË- Prokuroria e Posaçme i ka dërguar fletë-thirrje Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Raportohet se ndaj tij, SPAK ka regjistruar procedim penal, duke thirrur 4 nga 10 kallëzuesit, ndërsa javën e ardhshme pritet të dëshmojë edhe Suli.

Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal.

SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Hetimet po kryehen nga prokurori Elvin Gokaj.

Në ditët në vijim fletë-thirrje për tu marrë në pyetje Prokuroria e Posacme do i dërgojë edhe kryebashkiakut aktual Rakip Suli. Në kuadër te ketyre hetimeve agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.

Latest articles

Related articles