Korrupsion në zgjedhje, SPAK vijon hetimet për kryebashkiakun e Këlcyrës

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet për kryebashkiakun e Këlcyrës Klement Ndoni.

Në pyetje është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun e majtë.

Procedimi penal nr. 178 i vitit 2023 për të cilën ndodhet nën hetim Ndoni nga prokurori Ols Dado ka të bëjë me dyshimet për krime zgjedhore, të denoncuar edhe nga qytetarë të Këlcyrës.

Pikërisht njëri prej tyre, një i moshuar 75-vjeçar u paraqit të mërkurën e kaluar në SPAK për t’u marrë në pyetje.

Latest articles

Related articles