Kina shkarkon pa asnjë arsyetim ministrin e Mbrojtjes, zyrtari i dytë i lartë që largohet në tre muaj

Qeveria e Kinës ka shkarkuar gjeneralin Li Sangfu nga posti i ministrit të Mbrojtjes, zyrtari i dytë që largohet në tre muaj.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi të martën se Li ishte shkarkuar pa asnjë shpjegim.

Kjo erdhi pas javësh spekulime për fatin e gjeneralit, i cili nuk është shfaqur në publik që nga fundi i gushtit.

Vendimi për shkarkimin e tij u miratua nga Komisioni i Përhershëm i Kongresit të partisë në pushtet.

Li është ministri i dytë që shkarkohet papritur që kur Xi Jinping filloi mandatin e tij të tretë si lider i partisë tetorin e kaluar.

Qin Gang ishte zëvendësuar si ministër i Jashtëm në korrik nga paraardhësi i tij Ëang Yi.

Njoftimi për largimin e Li Shangfu erdhi disa ditë përpara se një delegacion i Pentagonit të mbërrinte në Pekin për një forum rajonal të sigurisë, duke hapur rrugën për dialogun ushtarak të nivelit të lartë të vonuar prej kohësh midis dy palëve.

Latest articles

Related articles