EMRAT- Pezullohen nga detyra 9 policë në Gjirokastër

9 punonjës të policisë në Gjirokastër janë pezulluar nga detyra.

AMP e rajonit Vlorë-Gjirokastër ekzekutoi sot vendimin e gjykatës së Gjirokastrës, e cila në datën 21 tetor vendosi pezullimin e tyre për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.

Efektivët e pezulluar janë:

Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.

– Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.

– N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.

– N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.

– Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.

– Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër

– Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.

– Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

– Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.

Latest articles

Related articles