“E futën në zarf”, gazetari zbulon si e dorëzoi policia vendimin e gjykatës te Sali Berisha

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga përpjekjet e Policisë së Shtetit për t’i dorëzuar Sali Berishës vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Berisha dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar të marrin dokumentin dhe për këtë arsye policia ka tentuar disa herë, duke u paraqitur në selinë e PD dhe në banesë. Madje, drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku është thirrur në SPAK për të gjetur një zgjidhje, sipas Hoxhës.

Si përfundim, autoritetet e kanë dorëzuar dokumentin, duke e futur poshtë derës së banesës së Berishës.

“Dje dhe sot policia ka tentuar disa herë të kontaktojnë Berishën. Kanë vajtur disa herë, hapej dera e shtëpisë dhe askush nuk merrte vendimin. Sot u thirr Met Rrumbullaku në SPAK, që të gjenin një mënyrë se si ti jepnin vendimin Berishës. Kanë vajtur oficerët sot dhe nuk e merrte askush vendimin. Deri në orën 18:00, policia nuk e ka dorëzuar dot, por e kanë futur në një zarf dhe e kanë futur poshtë derës. Avokati i doktorit, vajti në seancë ndërkohë që Berisha nuk pranon të marrë dijeni për vendimin e gjykatës.

Tjetra, ju thatë që Berisha foli dy orë, por atë deklaratë që bëri sot, ai reagim duhet të bëhej në gjykatë dhe Berisha duhet të ishte në gjykatë. Berisha tha përgjigje për një vendim të gjykatës që nuk e pranon ta marrë. Personi del dhe flet në media, e ka marrë vesh cfarë bëhet fjalë, por nuk pranon të marrë vendimin. Policia ia ka future zarfin poshtë shtëpisë, sepse nuk pranon ta marrë.

Nëse në orën 14:00 do të zhvillohet seanca. Besoj se do të shohim edhe avokatët e zotit Berisha, por kjo është situate ku ndodhemi.

Fabula deri tani është, akuzohet zoti Berisha për një akuzë, Malltezi për dy dhe Bektashi për dy.

Pse Malltezi është vlerësuar me arrest në burg dhe biznesmeni Bektashi për korrupsionin aktiv, është lënë detyrim paraqitje.

Pra, paratë i ka dhënë Bektashi, përfituesi është Malltezi, që i mori paratë sepse ndërhyri te Berisha, i cili duke ndryshuar ligjet, krijoi mundësinë që ajo pronë të kthehej nga pronë shtetërore në truall ndërtimi. Kjo është pak a shumë akuza.

Pra Berisha ka përgatitur dhe ndihmuar.

Ky objekt me 26 mijë metra, a mund ta merrnin pronarët pa një fuqi madhore dhe ndërhyrje? A do ta merrnin dot?

Nëse kjo arrin të provohet se është bërë duke shkelur ligjin siç pretendon SPAK, këtu bie përgjegjësia mbi Sali Berishën, që është ndikuar nga dhëndri i vet për të vënë në lëvizje të gjithë strukturën shtetërore”, tha Hoxha.

Latest articles

Related articles