Agjentët e BKH, aksion blic në Elbasan për kapjen e Suel Çelës. Shoqërojmë vëllain dhe prindin

Policia dhe FNSH po zhvillojnë një operacion në Elbasan, mediat bëjnë me dije se është shoqëruar i ati dhe vëllai i Suel Çelës.

Suel Çela është në kërkim për porosi për vrasje në Elbasan. Në maj të vitit 2022 ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK.

Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë.

Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Latest articles

Related articles