Flet ish-presidenti i “Partizanit” Paro Laçi pas 4 orësh në SPAK, dëshmia e fortë që fundos edhe më më shumë familjen Berisha!

Pas intervistës së fortë të dhënë ditën e djeshme për gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi është pyetur pataditen e sotme nga prokurorët e SPAK për më shumë se 4 orë rresht.

Alfapress.al ka kontaktuar me zotin Laçi dhe ai ka deklaruar se ka dëshmuar me hollësi për presionin, kërcënimet dhe tentativën për blerje që i janë bërë në atë kohë nga familjarët e Berishës dhe eksponentë të lartë të policisë, për të larguar klubin dhe ekipin nga ambjentet që ju dhanë dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ai ka deklaruar me detaje përpara prokurores së çështjes, se i ishte bërë presion nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, nga djali e vajza e Berishës, Shkëlzeni e Argita e nga zyrtarët e lartë të policisë asokohe, Agron Kuliçaj e Tonin Voci.

Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Presionet kanë qenë me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Voci na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të Partizanit na kanë thënë mos t’u shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bë presion, edhe Shkëlzen Berisha. “Me Partizanin është luftuar nga të gjitha anët, kudo që kishte njerëz Berisha. Kanë qenë direkt akuza të paqëna për mua, presione direkt nga Sali Berisha. Edhe Malltezi edhe Shkëlzen Berisha edhe Argitana kanë bë presion duke thënë se janë pronat tona. Përmendnin kudo Sali Berishën në çdo ambient, si nuk paska përgjegjësi sot Berisha. Ka bë një padrejtësi të paparë. Unë bëra të pamundurën por i morën me dhunë të paparë”, ka deklaruar mes të tjerave në dëshminë e tij Laçi.

Gjithashtu ai ka konfirmuar se i janë ofruar 500 mijë euro dhe apartamente për të heshtur për aferën dhe ti hapte rrugë asaj.

“Mua më kanë dhënë oferta për të më mbyllur gojën, pasi refuzova filluan presionet. Më kanë ofruar 500 mijë euro kesh dhe apartamente. Këto oferta më kanë
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamararbër Malltezi”, ka denoncuar ai. Gjithashtu Paro Laçi u ka treguar prokurorëve se telefonat ku janë mesazhet me kërcënime në emër të familjes Berisha dhe të afërt të tyre, gjenden të sekuestruar ende si prova në prokurorinë e Tiranës.

Ndalimi i Jamarbër Malltezit u bë pas urdhërarrestit të prokurorëve të SPAK-ut, Arben Kraja e Enkeleia Millonai e të firmosur nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka.

Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv e pastrim parash për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, akuzë e dorëzuar në SPAK nga ministri i Brendshëm Taulant Balla në vitin 2020.

Malltezit i është vënë sekuestro preventive edhe për 16 pasuri të paluajtshme.

Përveç Malltezit u shoqërua edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi ndërsa për kreun e Rithemelimit, Sali Berisha, prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitjeje si dhe i ka bllokuar pasaportën për ta ndaluar nga një largim i mundshëm jashtë vendit.

Latest articles

Related articles