Basha me qytetarët e Dibrës: Jetike që të korruptuarit të japin llogari!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë të dielës në Dibër, takoi dhe bisedoi me qytetarë e tregtarë të kësaj zone që vuan si kudo, mungesën e vëmendjes nga shteti, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve. Basha tha se sot është jetike t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. “Të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë shqiptarëve t’u kthehen mbrapsht.
Paratë që sot shkojnë në xhepat e pushtetarëve të kthehen në të mira për qytetarët”, – u shpreh kryetari i PD.

Latest articles

Related articles