PD, Tase-Bano: Rimandatimi i Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave është antikushtetues

Deputetja e PD Eralda Tase Bano, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një reagim të fortë në lidhje me rifunksionimin në detyrë të Skënder Gjinushit në statusin e tij të mëparshëm. Sipas Banos, kjo situatë është e paprecedentë.

TURP. Rimandatimi i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave është antikushtetues. Në krye të këtij institucioni duhet të vendoset një figurë pa të shkuar politike, e pavarur dhe mbi të gjitha një figurë e cila jetën ja ka dedikuar shkencës.
Turpi më i madh është vendosja e një individi i cili ka qënë ministër në komunizëm. Skënder Gjinushi nuk duhet të jetë kurrsesi pjesë e institucioneve si Akademia e Shkencave dhe as e skenës politike
.

Latest articles

Related articles