Tre tenorët për Nënë Terezën. Përkujtohet 20-vjetori i lumturimit të shenjtores

Një himn për Nënë Terezën mund të cilësohet koncerti i Tre tenorëve i mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Kulturore të Katedrales së Kishës Ortodokse në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të lumturimit të shenjtores shqiptare.

Mbrëmja nisi nën interpretimin e të ftuarës speciale, sopranos Amerikane Catherine Wethington me hymnin, “Valsi Hyjnor” nga kompozitori Genc Tukiçi.

Koncerti i këtij viti solli po ashtu një ndërthurje të bukur të perlave muzikore shqiptare me ato botërore të interpretuara nga tenorët Armando Kllogjeri, Granit Musliu, dhe Ismet Vejsiu të cilët u shoqëruan nga Orkestra Filarmonike “Ibrahim Madhi” nën dirigjimin e maestros Bujar Llapaj.

Mbrëmja u mbyll me një këngë përshëndetëse kushtuar dashurisë nga soprano Ramona Tullumani.

Latest articles

Related articles