Rritje pagash për mjekët e përgjithshëm. Shtesa do të aplikohet në muajin prill 2024, përfitojnë edhe infermierët

Qeveria do të vijojë me politikën e rritjes së pagave për profesionistët e shëndetësisë, kjo edhe si një masë për të parandaluar eksodin në radhët e tyre. Shtesa do të aplikohet në muajin prill ndërsa përveç mjekëve të përgjithshëm, nga skema do të përfitojnë edhe infermierët. Detajet u përcollën nga zv.ministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaçaj.

E pyetur sesa do të jetë shtesa, Ramosaçaj tha se kjo të përcaktohet me miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Në muajin prill të këtij viti për mjekët specializantë rritja e pagës ishte me 50 mijë lekë në muaj. Ndërsa për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët me 7 për qind. Duke folur në Scan, Zv.ministrja u ndal edhe tek programi i kreditimit me interes zero për profesionistët e shëndetësisë, për të cilët janë ofruar 100 kuota. Të favorizuar veç atyre të cilët punojnë larg qendrës së banimit janë edhe ata me kontrata pune me afat të pacaktuar.

Përveç mjekëve pjesë e mbështetjes financiare janë edhe punonjësit e policisë dhe ushtarakët. Pra në total do të jenë 300 përfitues për vitin 2023.

Latest articles

Related articles