Prej 4 muajsh në Tiranë një diplomat amerikan karriere si Brus Berton (o. Bruce) ka marrë drejtimin e misionit të OSBE-së në Shqipëri.
Ambasadori, që ka shërbyer edhe më herët në rajonin e Evropës Juglindore, ka qenë gjithashtu një zyrtar i vlerësuar në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kjo është intervista e tij e parë për publikun në Shqipëri, gjatë së cilës ambasadori ndau vlerësime për zgjedhjet e fundit lokale, për Reformën e pritshme Zgjedhore, për opozitën dhe rolin e saj si dhe për kontributin e medies në mjedisin shqiptar.
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) u vendos në Shqipëri në vitin e trazirave të 1997-ës dhe z. Berton është ambasadori i 11-të në krye të misionit.